Mesi nostalgjik: Ishte e bukur kur te Reali ishte Ronaldo, kam grup Whatsapp me Nejmar e Suarez

Dualizmi historik mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos është zbehur që nga momenti kur portugezi vendosi të largohej nga Spanja për t’iu bashkuar Juventusit. Këtë e ndjen edhe Lionel Mesi, i cili ëndërron kohët e arta kur golat e njërit apo tjetrit ishin diskutimi kryesor si në Spanjë, ashtu edhe në Europë, sidomos kur afrohej “El Clasico”.

“Është e vërtetë që Barcelona më ka ofruar një kontratë për të gjithë jetën, por isha unë që e refuzova. Nuk dua një kontratë që të më lidhë apo detyrojë. Unë dua që të jem sa më mirë që të jap maksimumin dhe të luaj e vazhdoj të luftoj për objektivat. Mund të ndodhë për gjithë jetën, por jo si meritë e kontratës. Por them se po, këtu do të qëndroja për të gjithë jetën.

Nejmar? Flasim shpesh, kemi edhe një grup në Ëhatsapp me Suarez. Është e komplikuar që të kthehet, shumë anëtarë të klubit nuk e duan, ndaj është e komplikuar.

Kristiano Ronaldo? Tani është e çuditshme, ishte shumë e bukur kur Kristiano ishte këtu, ndeshjet me Real Madrid ishin shumë më speciale, sfida të dhuronte diçka më shumë”, pranoi “Pleshti” në intervistën e tij. /vipsport.al/