Mesfushori ankohet sërish nga kampi i Kombëtares: Nuk jam i lumtur se luaj pak, vjet isha i rëndësishëm

Emre Xhan është ankuar sërish nga grumbullimi i Gjermanisë për situatën e tij te Juventusi. Mesfushori mori një goditje të rëndë teksa u përjashtua nga lista Champions e trajnerit Mauricio Sarri. Edhe në atë kohë, Xhan nuk e fshehu zemërimin e tij me trajnerin Sarri.

Ndërkohë, pas ndeshjes së mbrëmshme miqësore të Gjermanisë ndaj Argjentinës, mesfushori thumboi trajnerin Sarri teksa u shpreh se në sezonin e kaluar ishte i rëndësishëm te Juventusi, ndërsa këtë vit nuk është i lumtur për shkak se luan pak. “ Nuk jam i lumtur në këto momente, nuk luaj shumë në ndryshim me sezonin e kaluar kur isha i impenjuar dhe në ndeshje të rëndësishme të Juventusit duke ofruar një rendiment të mirë.

Por, tani mendoj se kur të kthehem në klubin tim do të kem mundësi sërish të luaj. I jam mirënjohës Lëv sepse më ka marrë në Kombëtare edhe pse nuk kam luajtur te Juventusi”, u shpreh Emre Xhan.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan