Merr lajmin e shumëpritur, Hazard i shtohet mungesave të Realit në transfertë e kampionatit

Eden Hazard nuk do të jetë në listën e lojtarëve të trajnerit Zinedin Zidan për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Majorkës në transfertë. Sulmuesi ka marrë një lajm të gëzueshëm teksa është bërë baba për herë të katërt, dhe kështu nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Një lajm i cili duhet të bëjë me dhimbje koke teknikun francez, i cili përveç belgut, nuk ka të gatshëm as Modriç, Kros, Bejl apo edhe Lukas e Naço. Vendin e tij pritet ta marrë sulmuesi Mariano.

Megjithatë, Zidan mund të llogarisë në shërbimet e të rikthyerve Marselo, Mendi. Madrilenët kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive për të mbajtur edhe vendin e parë në kampionat.