Merr fund lëmshi me oraret e Superiores, në mesjavë luhet në 3 të ndryshme

Më në fund ka zyrtarisht orare të caktuara dhe të aprovuara për ndeshjet e kësaj mesjave në Kategorinë Superiore, pasi në ditët e funti kishte ndryshime në krahasim me planin e propozuar nga FSHF.

Kështu, sfidat e javës nisin të mërkurën me tre ndeshje në orën 13:00, të cilat nuk kanë pësuar ndryshime përtej vendndodhjes së çuditshme të çuditshme të duelit mes Kukësit dhe Luftëtarit që është spostuar në Lushnjë. Në këtë orë luhen të mërkurën edhe Bylis-Tirana dhe Laçi-Teuta.

Ndërkohë, takimi i “darkës” nuk do të luhet në orën 16:00, siç ishte plani fillestar i FSHF-së, por në orën 17:00, kur në Vlorë do të vihen përballë njëra-tjetrës skuadrat e Flamurtarit dhe Vllaznisë.

Më pas, java do të mbyllet të enjten me ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut, i cili gjithashtu do të luhet në një orar të ndryshëm nga 4 sfidat e mëparshme, pasi nisja e duelit do të jetë në orën 15:00. /vipsport.al/

PLANI I JAVËS
E mërkurë, 23/10
13:00 Laçi-Teuta
13:00 Bylis-Tirana
13:00 Kukësi-Luftëtari
17:00 Flamurtari-Vllaznia

E enjte, 24/10
15:00 Partizani-Skënderbeu

more recommended stories