Menaxheri i Asanit kundër trajnerit Lerda: Shkatërrove gjithçka që u ndërtua me shpirt e zemër

Menaxheri i Jasir Asanit, Aleksandar Jovkov, nuk është aspak i lumtur me minutazhin dhe mundësitë që i janë dhënë sulmuesit në këtë sezon nga trajneri Franko Lerda te Partizani. Me sa duket ai nuk ka pëlqyer sidomos faktin se Lerda zgjodhi pikërisht Asanin për ta zëvendësuar pas kartonit të kuq të Romeros në ndeshjen ndaj Teutës dhe këtë e ka shprehur qartazi me një postim në rrjetet sociale.

“Franko Lerda, jam mirënjohës për gjithçka që ke bërë për Jasir Asanin për 30-40 minuta gjatë ndeshjes. AI ishte një nga liderët të cilët i sollën Partizanit titullin kampion, pa ju si trajner me shumë cilësi.

Uroj të jeni i ndërgjegjshëm, se keni shkatërruar gjithçka që është ndërtuar me shpirt e me zemër. Bravo”, shkruhej në këtë postim të menaxherit të futbollistit në rrjetet sociale. /vipsport.al/