Më në fund FSHF kthen sytë nga teknologjia, u dhuron klubeve programe skautimi

Duket se FSHF ka kthyer sytë edhe nga teknologjia, ndërsa klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë janë ato që do të përfitojnë nga kjo nismë e institucionit që drejton futbollin në bashkëpunim edhe me sektorët përkatës.

Çdo klub i elitës do të ketë dy përfaqësues në seminaret që do të nisin nesër për programin “Wyscout”, ndërsa nga një përfaqësues do të kenë skuadrat e Kategorisë së Parë.

Ja informacioni që ka shpërndarë zyra e shtypit për mediat në lidhje me këtë program që është një risi për futbollin shqiptar, kostot e të cilit i mbulon FSHF-ja. “Departamenti i Analizës, Skautizimit dhe Inovacionit në FSHF ka blerë platformën Wyscout për 4 vite, platformë e cila i është ofruar klubeve të Kategorisë Superiore. Kjo platformë i jep mundësi klubeve të sigurojnë të dhëna statistikore mbi ndeshjet që ato kanë zhvilluar, ndeshjet e radhës që do të duhet të përgatisin, të monitorojnë dhe marrin informacion për lojtarë në 124 shtete të botës dhe 400 kampionate. Në të njëjtën kohë FSHF do t’i ofrojë falas, ashtu si aksesi në dy llogari Wyscout, kurse për video-analistë klubeve të Kategorisë Superiore dhe klubeve të interesuara nga Kategoria e Parë”, – është kjo deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Por, ka klube që punojnë individualisht, madje thuajse pjesa dërrmuese e klubeve elitare kanë akses duke e siguruar në menyrë private, pa thënë se në kampionatet e njohura të Europës ka hyrë prej vitesh kjo metodë pune.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories