Me mendjen te Luftëtari, Bylisi nuk do të ketë vetëm sulmuesin nigerian

Bylisi, tashmë është i përqendruar te ndeshja e radhës me Luftëtarin që do ta zhvillojë këtë fundjavë. Në seancën stërvitore kanë qenë të gjithë lojtarët nën urdhrat e trajnerit Dovedan.

Drejt rikuperimit janë edhe Goxha, Janku e Turabov, ashtu si edhe Antoni, por që ky i fundit është duke kryer stërvitje individuale. Trajneri Dovedan drejt Gjirokastrës në transfertën e radhës pritet që të udhëtojë me skuadër të plotë.

Ballshiotët, në transfertat e këtij sezoni kanë vetëm një disfatë në Durrës, kur janë mundur në javën e parë, ndërsa në sfidat e tjera, me Skënderbeun, Partizanin dhe Laçin kanë ditur që të dalin me pikë. Në Gjirokastër i pret një duel i vështirë, por në Ballsh duket se e kanë fituar atë “pjekurinë” e transfertave” duke qenë se kanë kaluar me sukses edhe provime më të vështira…

E.S./Vipsport.al/