Mbrojtësi i Realit e pranon hapur: Gjithmonë e kam dashur Mbapen në skuadër

Kilian Mbape mbetet ëndrra e shumë klubeve të ndryshme në kampionatet më elitare në Europë. Reali dhe Barcelona synojnë që të sigurojnë sa më shpejt shërbimet e tij duke qenë se francezi po shkëlqen në kampionat me PSG-në, ashtu si edhe me Francën.

Në një intervistë për “Onda Cero”, Rafael Varan ka folur për situatën aktuale te Reali si edhe për një transferim të mundshëm të Mbapes. Ai shtoi se do ta donte patriotin e tij në çdo skuadër, duke shtuar se për Realin do t’i thotë gjithmonë fjalë të bukura.

“Jam një njeri i matur dhe dua të mbahem mend pasi të mbyll karrierën si futbollist. Sa i përket presionit, ka shumë pak gjëra që mund të krahasohen me të qenit futbollist i Real Madridit. Jam shumë krenar që luaj dhe jetoj në Spanjë pasi është një vend i mrekullueshëm për të jetuar.

Mbape? Gjithmonë e kam dashur Mbapen në skuadrën time dhe nëse një ditë ai më pyet, do t’i them vetëm fjalët më të mira për Real Madridin. Zidan? Është një trajner i madh dhe që të gjithë ne i besojmë shumë”, u shpreh Varan. /Erjon Allaraj-VipSport.al/