Mbeti jashtë grumbullimit të Kombëtares, Taulant Xhaka merr një gëzim familjar

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Tekniku Edi Reja ka vendosur të lërë jashtë mesfushorin luftarak, ndërsa futbollisti do të jetë te lista shtesë në rast se dëmtohet ndonjë prej të thirrurve aktualë.

Ndërkaq, mërzitjen për lënien jashtë grumbullimit, Xhaka mund ta kalojë me ardhjen në jetë të mbesës të tij. Graniti është bërë me vajzë, ndërsa vëllai i tij Taulanti tashmë është bërë xhaxha për herë të parë. Një ndjesi unike të cilin mesfushori ka vendosur ta ndajë në një postim në Instagram. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i Taulant Xhakës:

Sod esht nje dit e veqant per mu.. me plot gezim e lumturi, qe u bona per her te par axhë!!! Jom krenar me ty vlla @granitxhaka jam i bindur qe behesh ni prind i mrekullushem edhe ni prind me shum dashuri ndaj priceshes tvogel❤️ tash shkoj pak te @leonita.x per mu je jo veq nusja e vllavit po edhe motra ime edhe do te kesh gjithmon mbështetjen ton! Axhi Taulant do te jet gjithmon ktu per ty princesha e vogel❤️ @granitxhaka @leonita.x