Mbërrijnë ftesat, Bajern Mynih dërgon shqiptarët në dy Kombëtare

Këtë javë vëmendja do të jetë e gjitha përkushtuar Kombëtareve, teksa klubet kanë ndalur aktivitetet e tyre në kampionat. Ftesat nëpër klube për lojtarë të ndryshëm kanë mbërritur teksa tashmë ka filluar grumbullimi i ekipeve përfaqësuese.

Në klubin e Bajern Mynih janë dy futbollistë shqiptarë të cilët kanë marrë ftesë, por do të përfaqësojnë Kombëtare të ndryshme. Bëhet fjalë për Marvin Çunin, i cili aktivizohet me 19-vjeçarët nga Mynihu, ndërsa nga ana tjetër, Leon Dajaku është pjesë e ekipit të dytë të Bajern.

Kështu, sulmuesi Marvin Çuni do të vihet në dispozicion të ekipit U 19 të Shqipërisë, të cilët kanë në program për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Polonisë. Ndërsa, edhe Dajaku i cili gjithashtu aktivizohet si sulmues,  është grumbulluar e do të përfaqësojë Gjermaninë U 19.

/Egi Çabeli-VipSport.al/