Markez e feston me shifra speciale dhe rekord triumfin në Japoni, rrëzohet Rosi

Mark Markez nuk di të ndalet. Piloti i Hondas ka triumfuar edhe në ditën e sotme, me garën që është zhvilluar në pistën e Motegit në Japoni. Spanjolli u shpall matematikisht kampion bote një garë më përpara, por kjo nuk e ndaloi të synonte sërish suksesin. Madje, duke arritur edhe disa shifra speciale e rekorde. Kjo ishte gara numër 200 e Mark Markez në Moto Gp, ndërsa falë kësaj fitoreje, 26-vjeçari shpalli zyrtarisht kampione edhe ekipin e tij.

Kështu, Honda sot siguroi titullin e konstruktorëve. Një dhuratë e Markez dhe vetëm e tij, duke qenë se shoku i skuadrës Lorenco, garën e sotme e mbylli në vendin e 17, por edhe gjatë sezonit nuk ka pasur rezultate. Sakaq, Markez arriti 54 Çmime të fituara në kategorinë e më të mirëve, duke barazuar australianin Mik Dohan, dhe mbetet çështje kohe para se ta kalojë. Ndërsa, para tij mbeten vetëm Agostini me 68 suksese dhe legjenda Valentino Rosi me 89.

Mbetet për t’u parë nëse spanjolli do ia dalë të kalojë edhe Rosin, edhe pse nëse vazhdon me këtë ritëm, kjo duket e sigurt. Ndërkaq, për t’u rikthyer te gara në vendin e dytë u rendit Kuartararo me Jamahan, ndërsa vendi i tretë në podium për italianin Doviciozo me Dukati. Rosi nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u rrëzua 4 xhiro nga përfundimi teksa mbante pozicionin e 11. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan