Mançester Junajtid refuzon kushtin e Pogba, i përgjigjet me ‘jo’ kërkesës për rrogën 30 milionë euro

Pol Pogba nuk është duke bërë paraqitjet e tij më të mira në karrierë. Mesfushori i Mançester Junajtid shpeshherë është kritikuar nga tifozeria e ‘Djajve të Kuq’ si fajtori kryesor për dështimet e skuadrës. Kjo edhe për shkak se gjatë verës, francezi mendoi dhe kërkoi me çdo kusht të largohej nga ‘Old Trafford’.

Ndërkohë, duke qenë se klubi kërkoi me çdo kusht qëndrimin e tij dhe arriti ta mbante në skuadër duke refuzuar ofertat e Juventusit dhe Real Madridit. Kështu, Pogba kërkoi një rritje të pagës sezonale deri në 30 milionë euro.

Por, së fundmi është refuzuar dhe kërkesa e futbollistit teksa klubi nuk pranon dëshirën e Pogba. Në këtë formë, francezi bëhet edhe njëherë objektiv i merkatos, ndoshta që në muajin janar, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2021.