Manaj: Do të doja të shënoja në Turqi, shpresoj të rinovojë Reja sepse kemi liri me të

Në një intervistë për “Supersport”, Rei Manaj u shpreh se goli i shënuar e bën të ndihet mirë por shton se do të kishte dëshirë të shënonte kundër Turqisë. Ndërkohë, ai shtoi se dëshiron që të rinovojë edhe Reja.

“Besoj se ishte gol i kërkuar. Kisha 2-3 ndeshje që isha afër por shënova sot. Kryesorja ishte që po fitonim. E kishim përgatitur mirë ndeshjen sepse nuk ishte e lehtë të vinim nga ndeshja me Turqinë.
Supergol? Nuk ka rëndësi për mua, si i bukur si koti ka të njëjtën vlerë. Do të doja të shënoja me Turqinë sepse ishin kartat e kualifikimit por kështu e ka futbolli.

Reja është një trajner i madh dhe na ka lënë shumë liri por në stërvitje kërkon gjithmonë të jepen 100%. Kam raport të mirë dhe e falënderoj për mundësinë. Shpresoj të rinovojë”, tha Manaj. /VipSport.al/