Maldini dhe Boban ia kalojnë kinezëve. Kaos pa fund te Milani për dyshen Spaleti-Pioli

Nëse mendonit se Milani nuk mund të binte më poshtë se në periudhën kur drejtohej nga kinezët, jeni gabuar. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, për çudinë e të gjithëve, duket se po bëjnë shumë më keq. Mjafton të shihet mënyra se si kanë larguar pas pak javësh Marko Xhampaolon, për të cilin pritet zyrtarizimi i i lamtumirës, e si po afrojnë trajnerin e ri, Sefanio Pioli, mes kontestimeve të tifozëve.

Zgjedhja e parë ishte Liuçiano Spaleti, por ky i fundit ishte ende nën kontratë me Interin dhe nuk pranonte ta ndërpriste atë për të marrë më pak në stolin e kuqezinjve. Ai kërkoi ndërprerje me mirëkuptim nga zikaltërit duke përfituar një pjesë të pagës, por Marota i mbylli derën. Sipas mediave italiane, drejtuesi zikaltër i bëri të qartë se për t’u larguar duhej të jepte dorëheqjen pa përfituar asgjë dhe në këto kushte, Spaleti ka preferuar paratë dukë qëndruar.

Atëherë Milani ktheu sytë nga Pioli, i cili pranoi menjëherë, edhe pse i ndërgjegjshëm se ishte zgjedhje e dytë e për më tepër, se nuk do të kishte raporte të mira më tifozët. Këta të fundit kanë nisur menjëherë fushatën kundër tij, duke kujtuar se vetë trajneri ka deklaruar publikisht pak vite më parë kur drejtonte Interin se është një tifoz i zikaltërve. Gjithsesi, ai mbeti zgjedhja e dyshes Maldini-Boban dhe pritet që sonte të firmosë dhe nesër pasdite të dalë në stërvitje me grupin e lojtarëve që nuk janë grumbulluar nga kombëtaret. /vipsport.al/