Malaga në situatë kaotike me sytë nga Federata, mbetet me 10 futbollistë para derbit

Malaga po gjendet në një situatë aspak të zakonshme duke qenë se kur kanë mbetur edhe pak ditë nga derbi përballë Kadiz, aktualisht ka në skuadër vetëm 10 futbollistë profesionistë. Të gjithë futbollistët e tjerë, janë ftuar me ekipet e tyre Përfaqësuese dhe një ndër to është edhe Keidi Bare që ka kaluar me Shqipërinë.

Ndërkohë, deri sot në mëngjes ishin 11 futbollistë por një dëmtim i minutave të fundit ka shtuar problemet te skuadra e Bares e Sadikut. Në kushte të tilla, klubi ka kërkuar nga Federata që të shtyhet ndeshja përballë Kadizit, megjithatë është vështirë që të miratohet kjo kërkesë e klubit.

Rregullorja e parashikon që skuadra zbret në fushë nëse në stolin rezervë ka të paktën 6 futbollistë jo-profesionistë që mund t’i marrë nga të rinjtë dhe kur në fushë ka të paktën 7 profesionistë. Këto kushte, Malaga i plotëson pasi aktualisht ka 10 profesionistë ndërkohë që nga ana tjetër, Kadiz ka refuzuar kategorikisht që të shtyhet ndeshja. Tashmë, në Spanjë po i tremben shumë edhe përplasjeve që mund të ketë mes tifozëve pasi ndeshja mund të luhet në kushte jo të barabarta. /Erjon Allaraj-VipSport.al/