Mala: Më mungon treshja BAM, ëndrrat e mia janë Liga e Kampioneve dhe Kombëtarja A

Esat Mala mendon se Partizani në këto javë të para të kampionatit po arrin që të rritet hap pas hapi. Futbollisti i Partizanit, i ftuar në “SuperSport” foli për startin e kampionatit, ecurinë e skuadrës së tij por edhe atë që sheh për ët ardhmen e tij.

“Ndryshe shihen ndeshjet nga jashtë e ndryshe nga brenda. Vllaznia kishte entuziazmin e vendit të parë, pas shënimit ramë në gjumë e erdhi barazimi, morëm ndeshjen në dorë dhe u munduam të bënim volum. Jemi të kënaqur se minutat e minutave të fundit, tre pikët duhej të merreshin dhe për atë jemi ië kënaqur. Loja është në rritje, ka vend për të përmirësuar por mendoj se jemi në rrugë të mbarë.

Kemi pasur lojën në rrije se kemi gjetur mirëkuptimin me atë që kërkon trajneri e duke kuptuar çfarë do dhe kuptuar skemat e tij. Ndaj mendoj që jemi në rritje.

Rivalët? Mendoj që javët e para kanë treguar që të gjitha skuadrat janë aty, të gjithë janë të vëmendshëm, ende nuk mund të them se është bërë ndarja se kush mund të rrezikojë a është rival për titull. Tirana është e mirë, Kukësi e Teuta, por edhe Bylisi ka treguar se është një skuadër e fortë.

Treshja me Bardhin e Asanin? Vitin e shkuar ne si treshe që ishim para besoj se bëmë shumë mirë, ishim të rinj, vraponim shumë pa pushim dhe u kombinuam mirë. Normalisht me mungon se jam mësuar të luaj me ata e kam bërë gjëra të mira. Por nuk i dihet futbollit.

Realisht nuk mund të gjykoj cili Partizan ka qenë më i mirë, edhe vitin e kaluar bëmë mirë se dolëm kampion. Këtë vit sa kemi filluar, mendoj se publiku e mediat duhet të gjykojë se cili Partizan është më i mirë.

E ardhmja? Si çdo i ri që luan në kampionatin shqiptar, kur sheh këto të ligat më të forta europiane ëndërron e sheh të shkojë sa më larg. Ëndrra ime është që të luajë në një ligë sa më të fortë europiane dhe të marr pjesë në Champions.

Çdo lojtar i shpresave ëndërron që të bëjë kalimin te kombëtarja dhe punoj çdo ditë për të. Çdo ndeshje japim maksimumin e pse jo të pres një ftesë nga kombëtarja A”, tha Mala. /vipsport.al/