Lushnja e Bylisi bëjnë “paqe” në miqësoren e sotme

Lushnja e Bylisi kanë zbritur sot në fushën e stadiumit “Adush Muça” dhe kanë zhvilluar një miqësore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës në kampionatet respektive.

Siç edhe dihet, Lushnja është pretendente e Grupit të Jugut për t’u rikthyer në Superiore, ndërsa Bylisi aktualisht ndodhet në vendin e parë në elitën e futbollit shqiptar. Vjet të dyja ekipet ishin pjesë e Kategorisë së Parë.

Lagunarët e mallakastriotët kanë luajtur sot një miqësore dhe sfida ka përfunduar 1-1. Madje, golat janë shënuar nga dy mbrojtës të Bylisit, Goxha që ka shënuar autogol, ndërsa Ditmar Bicaj i Bylisit ka realizuar golin e ballshiotëve në këtë ndeshje testuese.

E.S./Vipsport.al/