Luhet kryendeshja e javës Vllaznia-Partizani, FSHF cakton arbitrin e “Loro Boriçit”

Në kryendeshjen e shumëpritur në Shkodër, e cila starton në orën 17:00, Vllaznia-Partizani, FSHF ka zgjedhur një gjyqtar të FIFA-s, duke ditur rëndësinë e këtij takimi dhe me eksperiencë të  atdhe në vitet e fu7ndit në Superiore.

Andi Koçi pritet që të vërë drejtësi sot në “Loro Boriçi’, në një sfidë me një stadium ku pritet që të ketë dyndje tifozësh vendas, duke ditur edhe rivalitetin që kanë ndër vite këto dy ekipe.

Gjyqtari nga Durrësi do të ketë sot “frenat” e kryendeshjes, ku në fushë luajnë dy ekipe që kanë fituar plot 25 tituj kampionë ndër vite, ndërsa sfida mund të ketë një numër rekord tifozësh, aq sa nuk është parë në këto javë të para në futbollin shqiptar.

E.S./Vipsport.al/