Luftëtarin e lënë në “baltë” lojtarët e huaj, pas portierit edhe dy tiullarët nuk janë ndaj Bylisit

Luftëtari luan sot në stadiumin “Gjirokastra” ndeshjen e  radhës, e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Superiore. Në Gjirokastër duket se kjo sfidë pritet me interes, por trajneri Marantas nuk do të ketë tre titullarë.

Nëse dihej mungesa e portierit Paiteris që ndodhet në Greqi sepse ka probleme me dorën, në 24 orët e fundit kanë pasur probleme edhe dy holandezët.

Cerezo Hilgen nuk është për lojë, e madje as i grumbulluar për sfidën e sotme me ballshiotët. Të dy lojtarët kanë pasur probleme shëndetësore dhe trajneri grek i bluzinjve nuk ka dashur që të rrezikojë edhe më shumë.

Gjirokastritët kanë tre mungesa të rëndësishme dhe në seancën e djeshme, trajneri bluzi ka bërë disa lëvizje në 11-shen që do të hedhë sot në fushë e cila do të jetë afërsisht si ajo në Korçë, tri javë më parë në kampionat.

E.S./Vipsport.al/