Luftëtari sërish me mungesa, tre të dëmtuar në sfidën me Skënderbeun

Luftëtari ashtu si një javë më parë në sfidën me Laçin që zhvilloi në fushën e vet, takim që përfundoi 1-1, edhe në transfertën me Skënderbeun do të ketë mungesa. Bëhet fjalë për tre futbollistë cilësorë.

Duke nisur që nga porta me Paiteris, që ishte duke kaluar një formë mjaft të mirë, por që nuk ka luajtur ndaj Laçit për shkak dëmtimi e nuk do të jetë as në Korçë, pasi portieri që erdhi në verë nga Greqia te skuadra bluzi do të paktën edhe 10 ditë kohë që të rikuperohet.

Në dyshim janë edhe Gresild Lika si dhe Kliniti Qato. Në ndeshjen e fundjavës së shkuar në Gjirokastër me Laçin nuk ishin as në stol.

Ndërkohë që janë në dyshim, pasi gjendja e tyre ka ardhur në përmirësim, por vetëm nesër trajneri do të vendosë nëse do t’i ketë në 18-she në transfertën korçare ose jo.

E.S./Vipsport.al/