Luftëtari me skuadër të plotë drejt Korçës

Luftëtari këtë fundjavë ka një transfertë delikate, të cilën do ta zhvillojë në qytetin e Korçës me skuadrën vendase të Skënderbeut. Bluzinjtë aktualisht kanë 5 pikë dhe nuk janë më ajo skuadra e 3 javëve të para, kur nuk merrnin rezultat por nuk prodhonin as lojë.

Bluzinjtë nuk kanë diferencë të madhe pikësh, si me vendin e fundit që Flamurtari, e po ashtu edhe me ekipet që kanë sipër tyre në tabelën e renditjes. Por, për t’u theksuar është fakti se në transfertën e Korçës, Luftëtari do të jetë me skuadër të plotë.

Nuk ka të pezulluar,m pasi rikthehet dhe Açka, po ashtu edhe lojtarët që kanë shfaqur probleme shëndetësore para Laçit janë rikuperuar dhe bluzinjtë synojnë që të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje, duke vijuar ecurinë pozitive në tri javët e fundit në Superiore.

Pa harruar që edhe kualifikimi në Kupën e Shqipërisë, ku kualifikimi i sotëm ndaj Turbinës rrit moralin para transfertës me Skënderbeun të skuadrës bluzi.

E.S./Vipsport.al/