Lerda: Komplimente dyfish djemve se fituam ndaj një prej ekipeve më në formë

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka qenë shumë entuziast dhe i kënaqur me një fitore të siguruar në ekstrem ndaj Vllaznisë. Tekniku ka pranuar se ekipi i tij kishte vuajtur për të marrë tri pikët ndaj vendasve që dominuan pjesën e parë, pro gjithashtu theksoi se skuadra i kishte merituar plotësisht me atë që kishte shfaqur në fund.

“Kur fitohet duhet të jesh i lumtur, kur nuk fitojmë nuk jemi. Kur fitojmë një ndeshje të vuajtur si sot jam shumë i lumtur. Në pjesën e parë ishin më agresivë kundërshtarët, në të dytën në 30 minutat e fundit ishim ne. I shënuam 3 gola një prej skuadrave më në formë të kampionatit, marr tre pikët, i bëj komplimente djemve dhe pastaj do të punojmë për të përmirësuar.

Kampionati nuk është ende në çerek, jemi ende në fillim, janë të gjitha skuadrat në grup bashkë, ka ekuilibër. Dy skuadrat e ngjitura po bëjnë mirë, Vllaznia kishte humbur në fillim, ka bërë rezultate shumë të mira, i bëri 4 gola Skënderbeut, ishte mirë në kokë dhe këmbë, pa presion, ndaj ishte mirë. Kur nuk ke presion e argëtohesh bëhet më e lehtë. Ndaj komplimente dyfish futbollistëve të mi.

Ndryshimi i Malës? Jam dakord, por ne një mbrojtës krahu nuk e kishim deri tani, Idrizaj nuk është në formën optimale ende. Hyri, bëri mirë, më dha mundësinë të kaloja Malën përpara. Por luajtëm me 4, duke mos pasur ende Idrizajn në kushte optimale, i vetmi që mund ta bënte është Mala. Tani mundësia e aktivizimit të Idrizajt do të rritet, nuk e di nëse është gati, ta shohim gjatë javës. Edhe fytja e Idrizajt na dha gjeometri e qetësi, por i gjithë ekipi më pëlqeu në 30 minutat e fundit.

Skema? Në karrierë kam luajtur me 3 e 4. Në Europë luajtëm me 4 e bëmë mirë, pastaj me 3 bëmë gjëra të mira duke fituar Superkupën e bërë ndeshje të mira. Më pas prej mungesave u kthyem me 4. Nuk është e thënë që luajmë me një skemë, ne stërvitemi për të dy rastet e të shohim”, tha Lerda. /VipSport.al/