Lautaro vlerëson Juven: Të arrijmë nivelin e tyre, humbja na motivon për t’u përmirësuar

Lautaro Martinez është kthyer në titullar te Interi dhe pas largimit të Ikardit, me 3-5-2 e Kontes, ai po gjen minuta të mjaftueshme. Javën e fundit të kampionatit para pushimeve të Kombëtares, Lautaro shënoi përballë Juventusit me penallti, teksa e gjeti golin edhe në ndeshjen kundër Barcelonës në Champions.

Ndërkohë, në një intervistë për mediat ai ka vlerësuar maksimalisht skuadrën e Juventusit, duke pohuar se ndeshja ndaj tyre i ka motivuar më shumë për t’u përmirësuar. Lautaro ishte titullar edhe në barazimin 2-2 mes Argjentinës dhe Gjermanisë.

“Humbja ndaj Juves? Aktualisht jam i fokusuar te ekipi Kombëtar. Do të flasim në lidhje me atë ndeshje pasi të bashkohemi sërish. Do ta analizojmë atë humbje dhe do të nxjerrim gabimet që kemi bërë pasi ta bashkohemi në skuadër. Juventusi është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e thashë edhe pas ndeshjes. Duhet të punojmë fort dhe të arrijmë nivelin e tyre. Humbja është negative por ne duhet të marrim më të mirën dhe motivimin për t’u përmirësuar”, u shpreh Lautaro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan