Largimi i Stojkut, Burreli emëron në stol ish-mbrojtësin e njohur

Burreli një javë më parë ndërpreu marrëdhëniet me trajnerin Gentian Stojku për mungesë të rezultateve. Elbasanasi u emërua në fillim të sezonit te matjanët, por duket se nuk pati rezultatet e pritshme.

Pasi kanë shqyrtuar një javë disa emra, mes tyre vendas, sot Burreli ka vendosur që skuadrën të emërojë trajnerin e ri dhe ai është ish-mbrojtësi i njohur, Alert Alcani që ka qenë pjesë e disa ekipeve në elitë, Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Alcani ka drejtuar Partizanin B, ekipet e moshave, por edhe Shënkollin, ndërsa tashmë merr drejtimin e Burrelit që synon mbijetesën këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/