

Tifozët e Interit do të shohin Aleksis Sançez përsëri në fushën e lojës vetëm në vitin 2020, pasi sulmuesi kilian e ka mbyllur vitin aktual me operacionin të cilit i është nënshtruar sot. Një vendim i marrë në bashkëpunim me Mançester Junajtid, me shpresën që kjo ndërhyrje kirurgjikale t’i japë fund një herë e përgjithmonë problemeve që ka vuajtur ai në dy sezonet e fundit.
Sançez u dëmtua në miqësoren mes Kilit dhe Kolumbisë dhe sipas vetë klubit zikaltër, sot pas vizitës te një specialist në Barcelonë u vendos që të kryhej menjëherë ndërhyrja kirurgjikale. Meqë kartoni i tij i përket ende Mançester Junajtid që i paguan një pjesë të rrogës, Interi dhe futbollisti diskutuan me “djajtë e kuq” dhe pasi morën miratimin e tyre vendosën që të kalonin këtë operacion që sot.
Ndërhyrja ka kaluar me sukses, por tashmë pritet që koha jashtë fushave të lojës të jetë nga 2 në 3 muaj, që do të thotë se lojtari ka mbyllur vitin praktikisht dhe se do të kthehet përsëri në dispozicion të Kontes vetëm në fillimin e 2020, kur të ketë bërë edhe njëherë nga e para fazën përgatitore për të përballuar pjesën e dytë të këtij edicioni. /vipsport.al/
more recommended stories
Ibra tregon “dialogun” me Manxhukiç: Është person serioz dhe do hapësirën e vet. Milani është i brishtë
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë padyshim një.
VIDEO / Zgjohet Reali, fitore ndaj Alavesh për të shpëtuar Zidan nga “gijotina”
Real Madrid ka lënë pas zhënjimet.
VIDEO / Konte me të kuq, akuzon gjyqtarin. Ai u përgjigjet zikaltërve: Pranojeni kur nuk fitoni
Fundi i ndeshjes mes Interit dhe.
VIDEO / Atalanta i jep leksion Milanit, Interin e ndalin bardhezinjtë e… Udinezes
Ndalen dy skuadrat kryesuese të Serisë.
Leave a Comment