Lajme të mira për Kombëtaren, rikthehet në fushë një nga mesfushorët më të mirë

Në ndeshjet e fundit, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë duke bindur edhe në rezultate, përjashtuar atë ndaj Turqisë ku na ndëshkoi një gabim në minutat e fundit. Ndërkohë, në këto ndeshje ka pasur edhe afrime të shumta në skuadër dhe në nëntor, kur luhen ndeshjet e fundit, priten të tjera afrime.

Një ndër to, me shumë gjasa mund të jetë mesfushori Emanuele Ndoj i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fillim të sezonit. Mesfushori i Breshias, u dëmtua në një ndeshje miqësore vetëm pak ditë para se të niste kampionati dhe riaftësimi i tij, ka shkuar në mënyrën më të mirë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se Ndoj do të rikthehet në fushë më shpejt nga sa pritej, teksa i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai ka nisur përgatitjet e tij në fushën e blertë dhe sapo të arrijë formën fizike, do të rikthehet të luajë më Breshian dhe Kombëtaren duke shtuar kështu alternativat për trajnerin Edi Reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/