Lajme të mira nga Italia, Ndoj bashkohet me grupin në stërvitje dhe bëhet gati për debutim

Në fillim të sezonit, mesfushori i kombëtares, Emanuele Ndoj ishte i pafat duke qenë se një dëmtim e detyroi të qëndronte disa muaj larg fushave duke mos e lejuar të debutonte në Serinë A italiane. Ai dëmtim në miqësore, i ka kushtuar shtrenjtë Ndojit, por megjithatë ai ka nisur tashmë stërvitjen dhe është shumë pranë rikthimit në fushë.

Riaftësimi ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe mesfushori po stërvitet normalisht me grupin e tij, megjithëse nuk është ende në gjendjen më të mirë fizike. Shkak për këtë, është mungesa e aktivitetit për një kohë relativisht të gjatë dhe tashmë i duhet shumë punë për të rikthyer muskujt në aktivitetin që kishte.

Debutimi i tij në Serinë A, tashmë është çështje ditësh dhe mediat në Itali raportojnë se javët në vazhdim do të ketë minuta për Ndojin në mënyrë që të arrijë sa më shpejtë formën fizike. Dëmtimi i Desenës, i ka shqetësuar në kampin e Breshias dhe tashmë rikthimi i Ndojt në fushë është edhe si detyrim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories