Lajme të mira në shtëpinë e Interit, dëmtimi i “xhuxhit magjik” më i lehtë seç mendohej

Interi i këtij sezoni, duket se ka ngjallur shpresat te tifozët zikaltër se mund të rivalizojë me Juventusin deri në fund të sezonit për titullin kampion. Një nga më të dalluarit në këto javë të para, padyshim që është Stefano Sensi i cili në Itali, po bën paraqitje fantastike me zikaltërit.

Në ndeshjen ndaj Juventusit, Sensi u detyrua të largohej i dëmtuar nga fusha e blertë dhe bëhej fjalë për një dëmtim serioz. Mesa duket, raportet mjekësore kanë zbuluar të kundërtën duke qenë se Stefano Sensi nuk ka dëmtim serioz dhe nuk duhen shqetësuar në klub.

Ai mund të rikthehet në fushë pas 15 ditësh dhe me shumë gjasa do të jetë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Borusia Dortmundit. Sensi ka qenë ndër më të rëndësishmit deri më tani me gola dhe asiste dhe rikthimi i tij është një armë më shumë për Konten. /Erjon Allaraj-VipSport.al/