Lajm i keq për Kosovën, pas presidentit të Federatës jep dorëheqjen edhe trajneri i Bullgarisë

Situata kaotike në ndeshjen me Anglinë ka sjell pasoja shkatërruese për futbollin në Bullgari. Dorëheqjes së presidenti të Federatës, Mihajlov dhe arrestimit të disa ultrasve që drejtuan thirrje raciste kundër futbollistëve anglezë, i pason edhe një tjetër dorëheqje e cila në mënyrë indirekte mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të shkuar në Euro 2020.

Sipas mediave bullgare, edhe Krasimit Balakov, trajneri i përfaqësueses ka paraqitur dorëheqjen e tij si rrjedhojë e situatës së krijuar, mungesës së rezultateve nuk është e vetmja arsye, pasi ai u bë protagonist  i disa deklaratave polemizuese pas sfidës. Ai tha para kamerave se nuk kishte pasur racizëm dhe se anglezët kishin më shumë probleme të tilla në vendin e tyre dhe se po e tepronin me pretendimet.

Një dorëheqje e tillë shkakton shumë kaos dhe mund të vështirësojë rrugëtimin e Kosovës, pasi ndeshja e radhës e Bullgarisë, e fundit e mbetur në grup, është me rivalin direkt të Kosovës për vendin e dytë, Republikën Çeke. Nëse Kosova nuk arrin të fitojë në duelin direkt mes ekipeve, në eventualitetin e një barazimi, shpresonte nga një dhuratë e Bullgarisë në ndeshjen e fundit, por me këto që po ndodhin, duket pak e mundshme që një mrekulli e tillë të ndodhë për skuadrën e Shaland që duhet të bazojë gjithçka të forcat e veta. /.vipsport.al/