Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Skënderbeu dhe Bylisi munden në shtëpi, Laçi kalon me goleadë

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit në 1/16 e Kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë por megjithatë, nuk ka pasur eliminime surprizë. Skënderbeu u mund 0-2 nga Devolli por ka kaluar më tej falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Laçi që kishte barazuar pa gola ndaj Elbasanit, ka mundur me rezultatin 4-0 verdheblutë.

Besa ka arritur të fitojë ndaj Egnatias me rezultatin 2-0, teksa me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Lushnja në transfertë. Bylisi është mundur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Pogradeci megjithatë ka arritur të kalojë më tej. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Grupi B

Skënderbeu – Devolli 0-2 (4-1)
35′ Rrapo, 85′ Kristian 

Laçi – Elbasani 4-0  (0-0)
18′ Fangaj, 36′, 50′ Maici, 47′ Berisha

Kamza – Apolonia 3-0 (0-3 në tavolinë)

Bylis – Pogradeci  1-2 (4-0)
75′ Bajramaj / 24′ Olli, 45′ Dervishi

Besa – Egnatia 2-0  (1-0)
16′ Hoxha, 45′ Cara

Oriku – Lushnja 0-2  (1-2)
17′ Allkanjari, 40′ Mezini