Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Përballje të forta në turin tjetër, nuk mungojnë përplasjet e Superiores

Ashtu si në Grupin A, edhe në Grupin B janë njohur skuadrat e kualifikuara për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjet e 1/8-ave nuk do të mungojnë përballjet interesante ku spikat takimi mes Bylisit dhe Laçit, dy skuadrat nga Kategoria Superiore.

Ndeshje delikate ka edhe Kukësi që përballet me Lushnjen, teksa Luftëtari luan përballë Apolonisë. Skënderbeu sfidon Besën e Kavajës në turin tjetër, ku të gjitha ndeshjet do të luhen në janarin dhe shkurtin e vitit të ardhshëm.

Grupi B

Lushnja – Kukësi

Besa – Skënderbeu

Bylis – Laçi

Apolonia – Luftëtari