Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Përcaktohen skuadrat e kualifikuara, njihuni me çiftet në turin tjetër

Sot janë njohur skuadrat e kualifikuara në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, aty ku siç pritej kanë kaluar të gjitha skuadrat e mëdha. Në Grupin A, nuk mungojnë përballjet e mëdha në turin tjetër, aty ku ka edhe ndeshje direkte si në Kategorinë Superiore.

Partizani do të përballet me Besëlidhjen, ndërkohë që Erzeni sfidon në shtëpi Teutën. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, teksa Kastrioti do të përballet me Tiranën. Kujtojmë që dy skuadrat, sezonin e fundit ishin në garë për mbijetesë ku në fund, ia doli Tirana. Ndeshjet luhet gjatw vitit 2020, ndërkohë që për këtë vit janë mbyllur ndeshjet e Kupës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Grupi A

Besëlidhja – Partizani

Erzeni – Teuta

Vllaznia – Flamurtari

Kastrioti – Tirana