Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Flamurtari shkatërron Veleçikun, Tirana dhe Teuta kualifikohen me goleada

Ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, kanë sjellë rezultate surprizë në Grupin A. Flamurtari që u mund pak ditë më parë nga Veleçiku me rezultatin 3-2, sot ka arritur të fitojë me rezultatin 5-0. Me goleadë ka fituar edhe Teuta që ka mundur Tërbunin me rezultatin 6-2.

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Shnëkollit, ndërsa Kastrioti ka mundur me rezultatin 1-0 Ilirinë. Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Burrelit ndërsa 0-1 ka fituar Erzeni ndaj Dinamos. Fitore mori edhe Besëlidhja me rezultatin 1-0. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Teuta – Tërbuni 6-2    (3-0)
8′ Vila, 12′ Kapllani, 53′ L.Vila, 58′ Kalari, 67′ Kalaja, 84′ Nikac / 29′ Isaraj, 51′ Veriu

Flamurtari – Veleçiku 5-0   (2-3)
60′, 64′ Sukaj, 71′ Ribaj, 81′ Nebihi, 85′ Nika

Tirana – Shënkolli  4-0  (0-0)
30′ Karabeci, 38′ Muci, 41′ Celhaka, 85′ Kobina

Kastrioti – Iliria  1-0  (1-2)
41′ Basha

Vllaznia – Burreli  2-0   (1-0)
22′ Uenderson, 24′ Emerson

Dinamo – Erzeni 0-1    (0-3)
67′ Erzeni

Besëlidhja – Korabi 1-0    (1-2)
63′ Dordevic