Kukësi vazhdon shtegtimin, shtëpia e re e pretendentëve është në Lushnjë

Ajo që po ndodh me skuadrën e Kukësit dhe me ndeshjet e tij si pritës tashmë po merr përmasa qesharake. Klubi është i detyruar që të kërkojë sistemim sa në një stadium në tjetrin, në pritje të impiantit që do të bëhet shtëpia e tij përfundimisht në Kukës.

Vitin e kaluar ndau shtegtimin mes Shkodrës, Elbasanit dhe Kamzës. Këtë vit, ekipi ka nisur të luajë si pritës ndeshjet në Elbasan, ndërsa është në bisedime me stadiumin e Kamzës për të luajtur atje kur të plotësohen kushtet që kërkon FSHF.

Ndërkohë, sot erdhi edhe lajmërimi i çuditshëm se ndeshja e radhës e verilindorëve si pritës do të ishte në Lushnjë. Klubi bëri të ditur se takimi i të mërkurës mes skuadrës pretendente për titull dhe Luftëtarit që ka objektiv mbijetesën, do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu: të qytetit të Lushnjës.

Një vendim shumë i çuditshëm që largon verilindorët edhe nga ato pak tifozë që e kanë ndjekur në shkallët e stadiumeve së fundmi dhe bën edhe më absurde situatën e tyre si udhëtues në këto sezone larg “Zeqir Ymerit”. /vipsport.al/

more recommended stories