

Pas humbjes në kampionat ndaj Vllaznisë, drejtuesit e Kukësit kanë menduar që të largojnë presionin dhe momentin e keq në skuadër, duke iu dhënë një pushim 3 ditor. Ndërkohë, pushimet kanë përfunduar dhe sot skuadra verilindore do të kthehet në fushën e blertë.
Trajneri Shpëtim Duro, ka menduar që të zhvillojë me skuadrën një seancë stërvitore pasdite ku edhe do të nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës përballë Skënderbeut në transfertë. Lajmi i mirë për Kukësin në këtë pushim është riaftësimi i plotë i Valon Et’hemit ndërkohë që pritet që edhe Emiljano Musta të rikthehet në fushën e blertë.
Në transfertën e Skënderbeut, Kukësi do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Edis Maliqi i cili në takimin ndaj Vllaznisë mungoi, duke qenë se u ndëshkua me karton të kuq pak ditë më parë kundër Teutës. Me 3 rikthimet e mundshme, Duro do të ketë mundësi të përzgjedhë mes alternativave të shumta që i ofrohen. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Peposhi: Partizani e di kush është Bylisi, na bën punë vetëm fitorja
Ardit Peposhi ka folur për “Rtshsport”.
Marantas kërkon fitoren: Nga suksesi me Vllazninë nis ngjitja e Luftëtarit
E mori drejtimin e skuadrës së.
Rashica dhe golat për Shqipërinë: Lumturi dhe trishtim, situatë dramatike. Ndihmova edhe unë
Milot Rashica ka qenë ndër ata.
Rroca i bindur: Kukësi synon 3 pikët ndaj Tiranës
Eduart Rroca, një nga lojtarët e.
Leave a Comment