Kthehen tifozët në stadium, Partizani publikon çmimet e biletave

Partizani luan të enjten në stadiumin ‘Selman Stermasi’ teksa pret Skënderbeun. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e fazës së parë, ndërsa do të kuqtë do të mund të mbështeten te prezenca e tifozerisë së tyre në stadium.

Tifozët e kampionëve kanë munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të dënimit të marrë pas episodeve në derbi ndaj Tiranës, ndërsa tashmë përgatiten të rikthehen pranë ekipit.

Kështu, Partizani ka publikuar edhe çmimet e biletave, teksa prej ditës së nesërme ato do të hidhen në treg pranë pikës së shitjes në stadiumin ‘Selman Stermasi’. Sakaq, një biletë në tribunë do të kushtojë 1000 lekë të rinj, ndërsa në sektorët e tjerë do të jetë çmimi i zakonshëm prej 300 lekësh të rinj.

more recommended stories