Komenti epik i ish-shokut të skuadrës për Ronaldon: Ke shënuar më shumë herë sec kam shkuar në tualet

Patris Evra dhe Kristiano Ronaldo kanë shpenzuar një kohë të bukur në Mançester, teksa luanin të dy për Junajtid. Edhe sot, francez, i cili tashmë e ka lënë futbollin, ruan një miqësi të mirë me CR7.

Ish-mbrojtësi nuk ka harruar të urojë luzitanin për shifrën e 700 golave, të cilat i arriti dje falë një penalltie me Kombëtaren e Portugalisë. Ronaldo kishte postuar një video në Instagram, por ajo që bie në sy është komenti i Patris Evra.

“ Vëlla ke shënuar më shumë seç kam shkuar unë në tualet këto dy vitet e fundit”, ishin fjalët e Evra. Një koment i cili nuk mund të mos merrte vëmendje, teksa Evra njihet për sensin e humorit. Në këtë formë, komenti është kthyer menjëherë viral në rrjetet sociale, ndërsa Evra duket se krahasimi i Evra ka qenë me të vërtetë i goditur.