Kombëtarja niset për misionin në Turqi, kuqezinjtë i presin 90 minuta vendimtare

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur ditën e sotme në orën 9:15 për në Turqi, atje ku do të zhvillojë nesër përballë vendasve në orën 20:45 ndeshjen vendimtare për kualifikimin në europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, duke llogaritur në një trepikësh ditën e nesërme do të ishin plotësisht në garë për të përsëritur ëndrrën e europianit, duke qenë se sfidat pasardhëse janë të një shkalle vështirësie më të ulët.

Megjithatë, fillimisht duhet kaluar Turqia, e cila në ndeshjen e parë në Shkodër na mposhti me rezultatin 0-2. Sa i përket lojtarëve, Reja nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Elseid Hysaj për shkak dëmtimi, ndërsa është lënë jashtë grumbullimit Mavraj e Sadiku. Risitë e italianit janë mesfushori Lindon Selahi dhe sulmuesi Taulant Seferi. /Egi Çabeli-VipSport.al/