Kombëtarja e femrave mposhtet nga Portugalia, disfatë minimale përballë luzitaneve

Kombëtarja e femrave të Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë kualifikuese për europian, teksa priti në Elbasan Arena Portugalinë. Vajzat kuqezi ishin mposhtur në takimin e parë, po në shtëpi ndaj Finlandës me rezultatin 0-3, nërsa nuk shmangën disfatën as ndaj luzitaneve me rezultatin 0-1.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Vioresin Sinani pësuan golin në minutën e 16, pasi  sulmuesja Silva u tregua i saktë. Gol i cili rezultojë vendimtar për fatet e takimit.

Edhe pse, pavarësisht vështirësisë dhe eksperiencës së rivalëve përballë, Shqipëria u mundua në këtë takim të dytë deri në fund për të siguruar pikët e para në grup,dhe në pjesën e parë goditi traversën me Megi Doçin, sërish nuk ia doli të barazonte. Sakaq, për rivalet luzitane kjo ishte ndeshja e parë në grup.  Ndërkohë, pjesë e Grupit E ku luajnë kuqezinjtë janë edhe Skocia dhe Qipro.

Shqipëri-Portugali 0-1 

Formacioni i Shqipërisë: Rexhepi; Elezaj, Rrahmani, Bajraktari, Begolli, Morina, Krasniqi, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja

Formacioni i Portugalisë: Pereira; Marçao, Rebelo, Gomes, Borges, Markues, Ferreira, Neto, Norton, Silva, Gomes

 

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan