Klubi gjerman nuk e fal mungesën e disiplinës, Dortmundi lë jashtë yllin e ekipit

Klubet gjermane njihen për disiplinën e tyre të hekurt, ndërsa e kanë rregullin kryesor në ekip. Duke ndjekur dhe zbatuar këtë rregull, Borusia Dortmund ka vendosur të lërë jashtë skuadre për ndeshjen e sotme në kampionat ndaj Borusia Mynçengladbah, Xhejdon Sançon.

Sulmuesi i cili është edhe lojtari kryesor i ekipit verdhezi, është pezulluar nga gjermanët pasi është kthyer me vonesë nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë.

Diçka e tillë nuk është falur nga Dortmundi, teksa ka marrë masën ekstreme. Kështu, klubi iu ka dhënë një mesazh edhe pjesës tjetër të lojtarëve se rregullat duhen respektuar dhe se asnjë nuk është i privilegjuar, pavarësisht peshës në skuadër të secilit futbollist. /Egi Çabeli-VipSport.al/