Klop: Isha i qetë kur Atkinson iu drejtua “VAR”-it, gjithçka ishte kundër nesh

Liverpuli i dha fund ecurisë perfekte duke u ndalur në një barazim 1-1 kundër Junajtidit, aty ku sërish sistemi “VAR” krijoi polemika të shumta. Goli i Junajtidit nisi nga një faull dhe “The Reds” pretendonin që ndeshja të ndërpritej ndërkohë që as me “VAR” ai nuk u anulua.

Kjo bëri që Jurgen Klop të irritohej me gjyqtarin Atkinson duke qenë se ky i fundit priti konfirmimin me “VAR” dhe e konsideroi gol të rregullt. Ndërkohë, ai shtoi se Junajtid është kthyer në një skuadër që vetëm mbrohet dhe jo në një skuadër që të kërkojë fitoren.

“Për Mançester Junajtidin është normale që të luajë me 5-3-2 sepse vjet, parvjet dhe këtë sezon në këtë mënyrë kanë luajtur. Nuk e kam kritikë por është stili i tyre i lojës. Nëse të tjerët mendojnë se është një ndeshje ku të dyja skuadrat sulmojnë, Junajtid në fakt mbrohet.

Isha i qetë sepse te goli kishte faull dhe gjyqtari nuk e pa por mori një sinjalizim nga “VAR”. Isha i sigurt se goli do të anulohej por më pas nuk ndodhi ashtu. Ishte një situatë ku “VAR” nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhte ndërsa Atkinson nuk e kontrolli dhe kjo nuk ka sens”, u shpreh Klop. /Erjon Allaraj-VipSport.al/