Keidi Bare “i sinqertë”: Myzeqeja do të bëjë festë për mua dhe Manajn

Keidi Bare do të mungojë në ndeshjen ndaj Andorrës, duke qenë se mori karton të verdhë teksa në një prononcim për “Supersport”, ai tha duke qeshur se nuk e dinte që nuk luan. Ndërkohë, u shpreh se ndihet i lumtur që shënoi edhe Manaj.

“Mirë që nuk e humba atë rast. Kush e di çfarë feste do të bëjë Myzeqeja tani (qesh). Shënova unë, shënoi dhe Rei. Më vjen mirë për të sepse ishte i mërzitur pas ndeshjes me Turqinë. Kur kam ardhur kam thënë se Kombëtarja do të ngrihet shumë dhe kemi ekip të ri. Do të bëjmë shumë sepse kemi ekip të mirë. Kemi një moshë shumë të re në grup dhe shpresoj të bëjmë kështu në të ardhmen si sot.

Kartoni i verdhë dhe mungesa me Andorrën? Nuk e dija që nëse merr dy kartonë mungon. Golin ia dedikoj familjes dhe atyre ua dedikoj”, tha Keidi Bare. /VipSport.al/