Kategoria e Parë, Grupi A / Dinamos nuk i bëjnë punë italianët, blutë mposhten nga Erzeni

Sot, zbritën në fushë skuadrat e Grupit A të Kategorisë së Parë, ku spikasnin dy ndeshje. Binte në sy sfida mes Dinamos dhe Erzenit, me italianët tashmë që kanë marrë “frenat” e klubit dhe skuadrës blu dhe duan që ta rikthejnë në elitë.

Megjithatë, as ndryshimi në drejtim nuk ka sjellë ndonjë të re për Dinamon që është mposhtur në Pezë nga Erzeni me rezultatin 0-2. Blutë vazhdojnë kështu pa njohur fitore në këto pesë javë të para të kampionatit. Ndërkohë, në Peqin, Shkumbini priste Kastriotin. Peqinasit ia dolën të merrnin një pikë ndaj krutanëve, teksa Kastrioti shpërdoroi një avantazh të dyfishtë.

Në ndeshjet e tjera, Beslidhja barazoi në transfertën e Pukës me rezultatin 1-1, ndërsa Veleçiku ia doli të merrte fitoren e parë në kampionat ndaj Egnatias.

 

Rezultatet përfundimtare, Java e 5

GRUPI A

Ora 13:00Shkumbini-Kastrioti 2-2
Shënues: 45′ Sadiku, 85′ Ejon/ 38′ Marku, 40′ Bardhi

Ora 14:00 | Veleçiku-Egnatia 1-0
Shënues: 33′ Rajçeviç

Ora 14:00 | Tërbuni-Besëlidhja 1-1
Shënues: 15′ Dushku / 13’Hajdari

Ora 14:00 | Dinamo-Erzeni 0-2
Shënues: 33′ Xhixhue, 56′ Xhixhua

Ora 14:00 | Burreli-Korabi 0-0