Kategoria e Dytë/ Luzi i pathyeshëm, Vllaznia dhe Selenica nuk dinë të fitojnë

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së katërt në Kategorinë e Dytë, aty ku në Grupin A, Luzi vazhdon të dominojë. Skuadra kavajase ka arritur të mundë me rezultatin 4-1 skuadrën e Adës së Velipojës, duke qëndruar në krye të klasifikimit me pikë të plota pas 4 takimesh të zhvilluara.

Ndërkohë Vllaznia B u mund në transfertë përballë Spartakut me rezultatin 5-2, duke mbajtur vetëm 3 pikë në javën e katërt të kampionatit. Mirdita u mund në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 1-2, teksa është zhvilluar edhe një ndeshje në Grupin B.

Selenica nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Gramozit, duke u mundur me rezultatin 0-2. Skuadra e Selenicës, e sheh tashmë veten në fundit e tabelës, teksa kjo fitore ka qetësuar disi Gramozin që e sheh veten në mesin e tabelës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U zhvilluan:

Grupi A

Spartaku – Vllaznia B 5-2
Mirdita – Gramshi 1-2
Luzi – Ada 4-1

Grupi B

Selenica – Gramozi 0-2