Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kamza turpërohet në transfertë, Tirana harron fitoret

Kategoria e Dytë ka zhvilluar sot ndeshjet e tjera të javës së pestë, aty ku Kamza u mund me rezultatin e thellë 5-1 nga Internacionali. Skuadra e dënuar nga Disiplina që të luajë në Kategorinë e Dytë, nuk po arrin të gjejë rezultate dhe të kthehet në një skuadër të denjë për të konkurruar dhe për të synuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, Sopoti ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Vorës, teksa fitore ka marrë edhe Klosi ndaj Tiranës B. Bardheblutë numërojnë këtë sezon vetëm 1 pikë në 5 ndeshje të zhvilluara, duke nqenë shumë larg pritshmërive që kanë drejtuesit e skuadrës bardheblu.

Aktualisht, në Grupin A kryeson skuadra e Luzi me 12 pikë të grumbulluara, teksa ndiqet nga Sopoti me 10. Në vendin e fundit, Tirana dhe Ada kanë nga vetëm një pikë, ndërkohë që nga 3 kanë Kamza, Vllaznia B dhe Internacionali. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Internacional – Kamza 5-1

Sopoti – Vora 2-0

Klosi – Tirana B 3-1

 

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan