Kastrioti i Superiores bëhet bashkë në një…foto

Kastrioti i pjesës së dytë të sezonit të shkuar ishte një ekip që pati një ecuri prej pretendenti. Me trajnerin Bledar Devolli në krye, por edhe me një grup lojtarësh të talentuar, disa që u bënë të njohur në Krujë, e disa të tjerë me eksperiencë në Superiore nga tregu vendas dhe i huaj, krutanët i shkuan shumë afër mbijetesës.

Por, lojtarët janë mbledhur dhe në një foto që kanë postuar së fundmi bine në sy titullarë të sezonit të shkuar, mes tyre Edison Ndreca, Dajan Shehu, Herald Marku, Julian Shehu, Patrik Bardhi, Erstil Ymeri por edhe të tjerë lojtarë që kontribuan vjet me krutanët.

Kastrioti i këtij sezoni në Kategorinë e Parë ka kualitete, e madje është në vend të dytë dhe ka 4 pikë në dy javë ë janë zhvilluar deri më tani dhe synon që të rikthehet në elitë…

E.S./Vipsport.al/