Kasemiro tregon si u bë mesfushor difensiv: Gënjeva në provë kur isha te Sao Paulo

Kasemiro ëstë në ditët e sotme një nga mesfushorët më të mirë në botë për rolin e tij. Braziliani ka pasur një rol vendimtar në skemat e trajnerit Zinedin Zidan, duke ndihmuar ekipin në triumfin e tre Ligave të Kampionëve radhazi. Por, mesfushori ka rrëfyer se kur është paraqitur në provë te skuadra e Sao Paulos ka gënjyer për rolin e tij të tanishëm.

“ Kur shkova për provë te Sao Paulo, në moshën 12 apo 13-vjeçare, pashë se në radhë ishin 300 veta dhe përzgjidheshin vetëm 50. U paraqita si sulmues. Kisha fizik të mirë, isha gjithnjë më i gjati dhe shënoja gola me kokë. Por, më kujtohet shumë mirë se kur pyetën se kush luante si portier u ngritën vetëm tre duar, kur u pyet se kush luante sulmues u ngritën 40 duar.

Aty e vendosa se nuk isha sulmues, kishte shumë konkurrencë. E njëjta ndodhi edhe me mesfushorët. Më pas trajneri pyeti se kush ishte mesfushor defensiv. U ngritën shtatë apo tetë duar, ndërsa edhe unë thashë që jam mesfushor defensiv. U stërvita në atë rol, por trajneri më tha se isha sulmues. Por, insistova për të qenë mesfushor difensiv dhe aty filloi gjithçka”, tha Kasemiro.

/Egi Çabeli-VipSport.al/