Kartoni i kuq nga Dembele, Mesi u përpoq ta justifikonte: Ai nuk di të flasë

Në ndeshjen e Barcelonës ndaj Sevijës, sulmuesi Dembele u ndëshkua me karton të kuq pas protestave për vendimin e arbitrit kryesor Mateu Lahoz. Francezi ishte autor i një ndeshje të mirë teksa kishte realizuar edhe një gol. Megjithatë, performanca e tij u venit pas përjashtimit nga fusha. Ish-futbollisti i Dortmund iu afrua gjyqtarit kryesor duke i thënë ‘je shumë i keq’, frazë e cila nuk u tolerua nga arbitri që i tregoi kartonin e dytë të verdhë.

Ndërkohë, në atë moment është zbuluar se Mesi ka bërë të pamundurën për të kthyer vendimin, ndërsa i ka thënë gjyqtarit se Dembele nuk di të flasë. Nga ana tjetër edhe mbrojtësi Pike është munduar të justifikojë fjalët e Dembele, megjithatë vendimi nuk u kthye.

Tashmë, Dembele rrezikon të pezullohet për arsye disiplinore dhe me shumë mundësi do të humbasë ‘El Clasicon’ e parë të sezonit më datë 26 tetor në ‘Camp Nou’. /Egi Çabeli-VipSport.al/

 

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan