Kanselo: Guardiola është trajneri më i mirë në botë, mund ta fitojmë Champions League

Zhoao Kanselo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në Champions League, aty ku Mançester Siti i tij do të sfidojë Atalantën. Mbrojtësi i njeh mirë bergamaskët për shkak të viteve të kaluara në Itali me Interin dhe Juventusin, ndërsa theksoi se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, ashtu si mund ta bëjnë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

“ Kam ardhur te Siti për të mësuar. Guardiola është trajneri më i mirë i futbollit aktual. Çdo herë ai na mëson gjëra të reja. Kur kam luajtur kam bërë mirë për skuadrën. Triumfi në Champions? Është një titull që e kërkoj që fëmijë. Kam ardhur këtu, më parë isha te Juventusi.

Janë skuadra që e kërkojnë triumfin. Mund ta fitojmë Champions-in pa asnjë dyshim. Po ashtu edhe Juventusi, Reali, Barcelona mund të fitojnë. Atalanta? Jemi dy skuadra të forta. Ata bëjnë presion të jashtëzakonshëm. Teknikisht janë shumë të mirë dhe është një ndeshje e fortë”, u shpreh Kanselo.