Kampioni i botës me Brazilin akuzohet për lidhje me terroristët, ish-mbrojtësi mohon akuzat

Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, Markos Kafu është akuzuar së fundmi për lidhje me grupe kriminale në San Paulo. Ish-mbrojtësit të Milanit dhe Romës, i është gjetur emri në telefonin e një prej krerëve të bandave në San Paolo, i cili është arrestuar gjatë një operacionin policor.

Nga të dhënat në telefon, policia ka njoftuar se paratë e pista të kriminelëve janë depozituar nën emrin e ish-futbollistit, si një mënyrë për të mbajtur të sigurta të ardhurat e tyre nga aktivitete kriminale. Policia braziliane dyshon se grupi kriminal ka blerë edhe një pjesë tokë nga Kafu, në një prej lagjeve të San Paulos.

Megjithatë, vetë Kafu ka mohuar akuzat, duke u shprehur se asgjë nuk është e vërtetë. “ Nuk ekzistojnë fare këto historitë me shitje, blerje të shtëpive apo pronave. Asgjë prej këtyre nuk është e vërtetë, sepse nuk kam asnjë copë tokë atje ku pretendon policia se ua kam shitur kriminelëve”, u shpreh Kafu.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan